×
  • Showbiz
  • Show

    Zbulohet se si quhet burri i Olta Gixharit

    Insajderi
    02 February 2023 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorja më e përfolur e Big Brother Vip Albania, e cila edhe po merr kritika të mëdha nga audienca, Olta Gixhari para se të hynte në shtëpi kishte zbuluar se si quhet burri i saj.

    Ajo poashtu kishte theksuar se bashkëshorti i saj është shqiptar, anipse ishin njohur në Spanjë.

    “Unë emrin edhe mund t’ ia them. S’ia kam thënë se s’më kanë pyetur kurrë për emrin… Zakonisht më pyesin pse s’nxjerr foto me fytyrën e tij. Quhet Dori, po, po, shqiptar është”- ishte shprehur aktorja.

    Olta Gixhari dhe burri i saj
    Olta Gixhari dhe Dorian Lushaj

    Gixhari në Big Brother ishte shprehur se është shumë e lidhur me partnerin e saj.
    “Burri dhe djali janë gjithçka për mua. I dua shumë të dy. Nuk jetoj dot pa ata. Unë jam e varur totalisht ndaj burri im, psikologjikisht. Kam nevojë për fjalën e tij për çdo hap që hedh. Unë që dukem si femër shumë e fortë, sikur s’e çaj kokën, kam varësi të frikshme psikologjike nga ai. Për çdo veprim që bëj këtu apo fjalë që them ai më del para sysh. Nuk e di çfarë do të kisha bërë këtu po të isha vetëm” – ishte shprehur ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark