×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kush është Ejup Maqedonci, ministri i ri i Mbrojtjes?

    Insajderi
    08 August 2023 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Kurti ka konfirmuar sot dorëheqjen e Mehajt si ministër i Mbrojtjes dhe emërimin e Ejup Maqedoncit si ministër të ri.

    Mehaj tha se ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.

    Ai, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

    Maqedonci është ushtarak i karrierës.

    Kolonel Maqedonci ka përfunduar dy Kolegje ushtarake dhe dy programe master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Para se të bëhej pjesë e FSK-së, Ejup Maqedonci kur i kishte 19 vjet iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’i shërbyer edhe atëkohë atdheut të tij.

    Gjatë asaj kohe, ka shërbyer si Komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit në UÇK.

    Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili një trajnim në vitin 2010 në Japoni e kishte përfunduar me lëndim të rëndë, dhe kishte refuzuar 30 mijë dollarë për shërim, vetëm që të mos dëmtohet imazhi i ushtrisë së Kosovës.

    “Gjatë atij trajnimi, fatkeqësisht unë u lëndova. Nga zyrtarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë u ftova që të diskutojë rreth ndërprerjes së trajnimit dhe kthimit në Kosovë, si dhe tërheqjes së shumës prej 30 mijë dollarëve që ka qenë në kontratë. Unë as që e kam menduar punën e 30 mijë dollarëshit. Kam pasur shqetësim se nuk do të mund të vazhdojë punën e trajnimit. Ditën e nesërme kam kërkuar nga japonezët që të vazhdojë trajnimin edhe me një këmbë”, deklaroi Ejup Maqedonci.

    Pas këtij veprimi, nga autoritet japoneze, Maqedonci ishte caktuar përgjegjës i ushtarëve të 8 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

    Mehaj kishte ardhur nga Norvegjia për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila u votua në mars të vitit 2022. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark