Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të kandidojë me numrin 35 Florian Dushi.
Dushi është i lindur më 21 Gusht 1978 në Prishtinë. Ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku ka marrë titullin Master i Shkencave Juridike, në drejtimin Kushtetues-Administrativ. Gjithashtu ka të mbaruar edhe Provimin e Jurispudencës.
Florian Dushi ka qenë Anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) si përfaqëues i LDK-së në periudhën 2007-2016. Ka shërbyer si Sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Drejtësisë (maj 2008 – qershor 2010), si dhe Këshilltar i Lartë Politik i Ministres së Ministrisë së Drejtësisë, Znj. Nekibe Kelmendi (2008).
Që nga viti 2004 është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ndërsa ka qenë i zgjedhur nënkryetar i Degës së LDK-së “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë, anëtar i Kryesisë Qendrore të Forumit Rinor të LDK-së, si dhe kryetar i FR të LDK-së, “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë. Poashtu ai ka qenë mësimdhënës (i angazhuar) në Fakultetin Juridik në Kolegjin AAB.
Krahas shqipes flet anglisht dhe serbisht.
Florian Dushi, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.