×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Kush është më xheloz, ajo apo Ramushi? Tregon Anita

    Insajderi
    04 October 2022 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spikerja e lajmeve në Radio Televisionin e Kosovës, Anita Muçaj – Haradinaj, ka nisur një rrugëtim të ri në spektaklin “Dance with me”.

    E qysh në fillim, ajo është pyetur se si e lejoi ish kryeministri, Ramush Haradinaj, të merrte pjesë ajo në këtë spektakël.

    Dhe ajo u përgjigj duke treguar një batutë që ia kishte thënë Ramushit, të cilin me përkëdheli e thërret ‘Rambo’.

    “Si më la Rambo? Këtë pyetje ma kanë bërë të gjithë. I thashë po të ishe dashuruar para meje me një balerinë si do ja bëje? Do e kishe lënë dhe s’do e kishe marrë për grua? Kam një jetë që punoj në televizion. Kam 23 vjet në televizion më ka mbështetur në të gjitha projektet e mia dhe me mirëkuptimin e atij jam sot këtu. Edhe ai nëse nuk ka kohë të më shohë, janë fëmijët duke më parë”, u shpreh Anita.

    Mbrëmjen e kaluar, pas performancë, moderatorja, u pyet se cili nga të dy është më xheloz.

    Anita pati një përgjigje edhe për këtë.

    “Po të ishte ai xheloz nuk do isha ktu, po të isha unë xheloze nuk do ja dhuroja gjithë jetën atij. Bëje balancin vetë pastaj.”, u shpreh Anita.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark