Kandidatja e LDK-së për Kuvend të Kosovës dhe profesoresha universitare, Mimoza Shahini ia ka mësyer postit të deputetes në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Shahini cila e ka numrin 42, fokusin kryesor e ka në arsim dhe shkollim.
Por kush është Mimoza Shahini?
Prof Ass Dr Mimoza Shahini është Doktor i Shkencave të Mjekësisë. Ajo punon në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.Profesoreshë në Kolegjin AAB, Universitetin Europian të Tiranës dhe është bashkëpunëtore dhe këshilltare e shumë organizatave vendore dhe ndërkombëtare, si dhe anëtare e bordeve editoriale të revistave ndërkombëtare.
Dr. Mimoza është themeluese e Psikiatrisë së Fëmijëve në Kosovë si dhe një nga themeluesit e departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës.
“Kauza ime si deputete do të jetë e lidhur me promovimin e barazisë në shëndetësi, edukim dhe mirëqenies sociale. Si grua do të kontribuoj që të jem një zë cilësor i debatit në parlament për të gjitha çështjet qe do të trajtohen aty”, është shprehur ajo.