Haxhi Krasniqi do të rikthehet më në fund në ringun e boksit.
Boksieri kosovar do të jetë pjesë e natës së madhe të boksit “Hazrolli Boxing Gala”, që do të mbahet më 25 shkurt në “Audi Dome Munich”.
Krasniqi ka njoftuar se do të përballet me boksierin belg, Timur Nikarkhoev.
“Miq të dashur, jam shumë i lumtur të ju informoj, se më datën 25 Shkurt 2023 do të rikthehem në ring në arenën madhështore “AUDI DOME” të qytetit gjerman Mynih. Kundërshtari im do të jetë numri një i Belgjikës, Timur Nikarkhoev”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Kush është boksieri belg, Timur Nikarkhoev?
Nikarkhoev është një boksier profesionist, duke qenë tre herë kampion i Belgjikës. Ai ka 26 fitore, poashtu edhe 4 humbje. Ai ishte kampion bote për të rinjt në WBC. Nga 26 fitore, 16 prej tyre i ka të fituara me nokaut, kurse poashtu edhe 3 nga 4 humbjet i ka pësuar me nokaut.