×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Kush janë dy biznesmenët të dënuar me burg që pranuan fajësinë për shmangie nga tatimi?

    Insajderi
    12 October 2022 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shmangie nga tatimi është vepra penale me të cilën Prokuroria Speciale i kishte ngarkuar dy biznesmenët, Edmon Jakupi e Tahir Bërbatovcin, në janar të 2021-ës. Dëmi që i kishin shkaktuar shtetit kapte vlerën e 31 mijë eurove. Jakupi e Bërbatovci kishin pranuar fajësinë në muajin maj. Gjykata i dënoi me burg e gjobë, përkatësisht 2 vite burgim e 2 mijë e 500 euro gjobë në total. Gazeta Insajderi ju sjell detajet e rastit.

    Bazuar në dosjen e siguruar nga Gazeta Insajderi, prokuroria theksonte se Edmond Jakupi përmes biznesit të tij “Cometa” që aktivitet primar kishte organizimin e lojërave të fatit e basteve për tri vite radhazi i ishte shmangur tatimit.

    Duke e dëmtuar kështu buxhetin e shtetit në vlerë prej afro 9 mijë eurove.

    “Gjatë periudhës kohore 09.08.2016 deri në me datën 22.03.2019, përmes biznesit ” Cometa” Sh.p.k, me seli në mugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, i pandehuri i lartcekur, me qellim të fshehjes apo shmangies pjesërisht apo tërësisht të pagesës së tatimit, që parashihet sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat (Ligji Nr.03/L-222), të sanksionuar sipas nenit 63 par. 1, duke dhënë shënime të pavërteta lidhur me të ardhurat e bizneseve të tij “Cometa” Sh.pk, me qëllim që të shkaktoj shmangien nga pasojat juridike ose pasojat e mundshme ligjore, e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Kosovës me shumen e përgjithshme 8,268.60 euro, në emër të biznesit të lartcekur”, thuhet në dosje.

    Detaje nga vepra penale e kryer nga Tahir Bërbatovci

    Dëme më të mëdha shtetit i ka shkaktuar biznesmeni Tahir Bërbatovci. Ai përmes hotelit të tij “Kosvegas” për 5 vite rend nuk i ka paguar tatim shteti.

    Ai ka kryer shmangie tatimore në vlerë prej 22 mijë e 844 eurove.

    “Gjatë periudhës kohore 01.01.2014 deri në me datën 21.03.2019, përmes biznesit “Hotel Kosvegas” Sh.pk, në territorin e Kosovës, me qëllim të fshehjes apo shmangies pjesërisht apo tërësisht të pagesës së tatimit, që parashihet sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat (Ligji Nr.03/L-222), të sanksionuar sipas nenit 63 par.1, duke dhënë shënime të pavërteta lidhur me të ardhurat e bizneseve të tij ” Hotel Kosvegas” Sh.pk, me qëllim që të shkaktoj shmangien nga pasojat juridike ose pasojat e mundshme ligjore, e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Kosovës me shumën e përgjithshme 22,844.73 euro, në emër të biznesit të lartcekur”, potencohet në aktakuzë.

    Gjykata vendos, dënon Jakupin e Bërbatovcin

    Gjykata Themelore në Prishtinë më 27 maj të 2021-ës dënon me 2,500 euro gjobë dhe me 2 vite burgim me kusht të akuzuarit për shmangie nga tatimi, Edmond Jakupi dhe Tahir Bërbatovci.

    Pronari i “Cometa”, Jakupi dënohet me gjobë në shumën prej 1,000 euro si dhe dënim me burgim prej 1 viti.

    Sipas gjykatës, ky dënim me burgim ndaj Jakupit nuk do të ekzekutohej nëse i njëjti brenda një viti do të përmbush obligimin tatimor në shumë 8,268.60 euro ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

    Ndërkohë, Bërbatovci pronari i “Hotel Kosvegas” u dënua me 1,500 euro gjobë si dhe me dënim me burgim prej 1 viti.

    Edhe për të akuzuarin Bërbatovci, ky dënim me burgim nuk do të ekzekutohej nëse në afatin prej 1 viti i njëjti do të përmbushte obligimin tatimor ndaj ATK-së në shumën prej 22,844.73 euro.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark