×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kush mori pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II dhe kush mungoi?

    Insajderi
    20 September 2022 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme iu dha lamtumira e fundit monarkes me jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, Elizabeth II. Por kush ishte në funeralin e saj dhe kush mungoi?

    Më afër arkivolit të Mbretëreshës qëndruan katër fëmijët e saj.

    Të gjithë tetë nipërit e mbretëreshës u ulën në dy rreshtat e pare. Princi George, nëntë vjeç dhe Princesha Charlotte, shtatë vjeç, ishin stërnipërit e vetëm të Mbretëreshës që morën pjesë në funeral.

    Ish-gruaja e Princit Andreë, Dukesha e Jorkut, ishte në rreshtin e dytë pranë vajzës së saj, Princeshës Eugenie.

    Anëtarët e tjerë të familjes së Mbretëreshës u ulën në rreshtat e parë, përfshirë kushërinjtë e saj, Duka i Kentit dhe Princi Michael i Kentit.

    Poashtu, në funeral mori pjesë edhe vëllai i Princeshës Diana, Earl Spencer.

    Kryeministrja aktuale e Britanisë, Liz Truss dhe burri i saj Hugh O’Leary ishin së bashku me ministrat e tjerë të kabinetit. Të gjithë ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar morën pjesë gjithashtu.

    Në rreshtin e mesëm ishte Carrie Johnson, Boris Johnson, Philip May, Theresa May, David Cameron dhe Samantha Cameron.

    Në rreshtin e parë ishin Sarah Brown, Gordon Brown, Cherie Blair, Sir Tony Blair, Lady Norma Major dhe Sir John Major.

    Mbretër globalë

    Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II – tani e vetmja monarke femër në botë – u ul përballë mbretit Charles afër arkivolit.

    Morën pjesë edhe Mbreti Harald V i Norvegjisë, Princi Albert II i Monakos, Duka i Madh Henri i Luksemburgut, Mbreti Ëillem-Alexander i Holandës, Mbreti Philippe i Belgjikës, Mbreti Felipe VI i Spanjës, Mbreti Carl XVI Gustaf i Suedisë, Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës.

    Të tjerë mbretër dhe mbretëresha nga Holanda, Suedia, Spanja, Norvegjia dhe Belgjika morën pjesë gjithashtu – si Duka i Madh dhe Dukesha e Luksemburgut.

    Pjesëmarrës ishin edhe Perandori dhe Perandoresha e Japonisë, vizitë kjo e parë ndërkombëtare për ta që kur hipën në fron tre vjet më parë.

    Mbreti Sulltan Abdullah i Malajzisë dhe mbretëresha Tunku Azizah Aminah u ulën pas Mbretit Abdullah II dhe Mbretëreshës Rania të Jordanisë.

    Krerët e qeverive të huaja

    Rreth 100 presidentë dhe krerë qeverish ishin pjesëmarrës në funeral.

    Presidenti amerikan Joe Biden dhe gruaja e tij Jill ishin ulur në rreshtin e 14-të pas presidentit polak, Andrzej Duda dhe gruas së tij Agata Kornhauser-Duda, shkruan BBC, përcjell Insajderi.

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ishte me gruan e tij Brigitte. Macron, i cili e takoi Mbretëreshën tre herë.

    Krerë të tjerë qeverish që ishin atje përfshinin kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, presidentin izraelit Isaac Herzog dhe kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

    Poashtu, pjesëmarrëse në funeralin e Mbretëreshës ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj.

    Liderët botërorë

    I pa ftuar

    Presidenti rus, Vladimir Putin nuk ishte i ftuar në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark