×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kush po do me u ulë ku ulet kryeministri” – Kurtit takoi sot një grup nxënësish/VIDEO

    Insajderi
    22 February 2024 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grup i nxënëseve të shkollës fillore të kryeqytetit kanë vizituar sot kryeministrit e vendit, Albin Kurti në zyrën e tij. Kurti është shprehur se “Pyetjet e tyre ishin melodi për ne, e që na mahnisnin me botën e tyre kureshtare”.

    Në videon e publikuar nga kryeministri në “Facebook”, kujdestarja e nxënëseve pyet se “kush po do të ulet ku ulet kryeministri”.

    Teksa gjithë fëmijët, të entuziazmuar shihen duke ta zënë karrigen e tij.

    Në tavolinë, atyre shihet se iu janë servuar ëmbëlsira dhe lëngje.

    Disa prej tyre edhe i kanë parashtruar pyetje.

    “Mëngjesi i sotëm na u mbush me një atmosferë ndryshe, me thirrje gëzimi e buzëqeshje plot jetë. Mysafirë patëm një grup nxënësish të Shkollës Fillore “Ismail Qemali”, të shoqëruar nga mësuesja Filloreta Mustafa Dërmaku”, shkroi ai në Facebook.

    Pyetjet e tyre ishin melodi për ne, e që na mahnisnin me botën e tyre kureshtare. Ata ishin të interesuar për gjithçka që e rrethonte sallën ku ishim, punën që bëjmë, detyrat që kemi por edhe ambjentet e tjera në Ndërtesën e Qeverisë të cilat i vizituan.

    Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja. E tashmja sepse sot jetojmë bashkë me ta, punojmë e përkushtohemi maksimalisht që ata të kenë një shtet të drejtë e demokratik; dhe e ardhmja sepse ata do ta prijnë shtetin dhe avancojnë Republikën. Për fëmijët duhet të gjithë të jemi shembull e model, në çdo spektër të shoqërisë, dhe ta pasurojmë dijen e tyre“, tha Kurti në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark