×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kuvendi do të mbajë tri seanca gjatë javës së ardhshme

    Insajderi
    29 March 2024 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca u mbajt sot mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit, së bashku me kryetarë të grupeve parlamentare.

    Në këtë mbledhje Kryesia vendosi që të enjten, më 4 prill, Kuvendi të mbajë dy seanca. Duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi do të mbajë seancë solemne në shënim të 25-vjetorit të Betejës së Koshares. Kurse, në orën 11:00, Kuvendi në seancë të rregullt do të votojë për një varg projektligjesh dhe çështjesh të tjera të parapara në rend dite.

    Kryesia po ashtu u dakordua që të premten, më 5 prill, duke filluar nga ora 11:00, Kuvendi të mbajë seancë të veçantë me të vetmen pikë të rendit të ditës, pyetje parlamentare.

    Në mbledhjen e sotme Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark