×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kuvendi do të mbajë tri seanca plenare këtë javë

    Insajderi
    23 October 2023 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit është marrë vendim që përgjatë kësaj jave do të mbahen tri seanca plenare.

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila ka dhënë detaje për këto seanca.

    Nga mbledhja e rregullt e kryesisë së Kuvendit u dakordua që këtë javë t’i kemi 3 seanca, e para më 26 tetori ditën e enjte nga ora 10:00. Në të njëjtën ditë me fillim nga ora 12:00, kërkesë e deputetëve të opozitës me 41 nënshkrime e cila do të trajtojë një rezolutë për koeficientin e pagave në sektorin publik… Kryesia është dakorduar që të mbajë seancë edhe ditën e premte nga ora 11:00, në këtë seancë do të diskutohet dhe do t’i jepet mbështetje rezolutës së miratuar në Parlamentin Evropian, në lidhje me ngjarjet e 245 shtatorit, të gjitha këto vendime janë vendim e të cilat janë bërë në dakordim me anëtarët e kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentarë”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark