×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

    Insajderi
    12 April 2023 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër me fillim nga ora 10:00. Kjo seancë ishte paraparë të mbahej sot, por dështoi në mungesë të korumit.

    Në rend dite janë shtatë pika, në mesin e të cilave edhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për  Prokurorin e Shtetit.

    Rendi i ditës:

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    2. Pyetjet parlamentare,

    3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L – 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive,

    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për  Prokurorin e Shtetit

    5. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,

    6. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”,

    7. Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark