×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi njofton seancën e nesërme, ky është rendi i ditës

    Insajderi
    29 November 2023 - 16:32

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër për dy seanca. Njëra është vazhdim i seancës plenare të së enjtes.

    Seanca e parë është paraparë të fillojë nga ora 10:00 dhe në rend dite janë 14 pika. Ndërsa, seanca tjetër fillon nga ora 16:00, ku në rend dite janë edhe disa nga marrëveshjet ndërkombëtare që nuk arritën të ratifikoheshin në seancën e së enjtes.

    Rendi i ditës

    14. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023,

    15. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,

    16. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,

    17. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,

    18. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,

    19. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,

    20. Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,

    21. Votimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,

    22. Shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,

    23. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

    24. Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,

    25. Emërimi i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,

    26. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

    27.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

    Rendi i ditës për seancën që fillon nga ora 16:00:

    1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

    4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,

    5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,

    6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,

    7. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,

    8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës,

    9.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-245 për Artin dhe Kulturën,

    10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,

    11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendror të Republikës së Kosovës, për vitin 2022.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark