×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kuvendi sot mban dy seanca plenare, Osmani u adresohet deputetëve

    Insajderi
    15 December 2023 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca, ku në seancën e parë, e cila fillon nga ora 11:00, do të bëhet adresimi i presidentes Vjosa Osmani, para deputetëve.

    Ndërkaq, seanca e dytë pritet të zhvillohet me fillim nga ora 12:30, e cila mbahet për pikat e papërfunduara nga e kaluara.

    • Rendi i ditës
    1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 3 dhe 9 nëntor 2023:
    2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
      11. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,
      12. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    3. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhe 30 nëntor 2023:
    4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
      16.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
      17.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
      18.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
      19.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
      20.  Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
      21.  Votimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
      22.  Shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
      23.  Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
      24.  Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,
      25.  Emërimi i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
      26.  Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
      27.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

      III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 nëntor 2023:

    1. Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
      4.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
      5.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
      6.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
      7.  Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
      8.  Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës,
      9.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-245 për Artin dhe Kulturën,
      10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
      11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendror të Republikës së Kosovës, për vitin 2022.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark