×
  • Sport
  • Sport

    Ky do të jetë trajneri i Ajax deri në fund të sezonit

    Insajderi
    02 February 2023 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-reprezentuesi i Holandës, John Heitinga është emëruar trajner i skuadrës së Ajaxit.

    Ekipi nga Amsterdami të enjten e ka prezantuar Heitingan, i cili do të jetë në krye të ekipit deri në fund të këtij sezoni.

    Në këtë post, Heitinga e zëvendëson Alfred Schreuderin e shkarkuar javën e shkuar. Heitinga prej fillimit të këtij sezoni, ka qenë trajner i ekipit të dytë të Ajaxit dhe tani ka përgjegjësinë e ekipit të parë.

    Detajet e marrëveshjes mes palëve nuk janë bërë të ditura, ndërsa Ajaxi ka lënë të hapur mundësinë që Heitinga të vazhdojë të jetë trajner i ekipit edhe pas sezonit aktual.

    39-vjeçari është produkt i akademisë së Ajaxit, ekip për të cilin ka luajtur si profesionist, përpara se ta vazhdojë karrierën tek Atletico Madridi, Evertoni, Fulhami dhe Hertha e Berlinit.

    Ai gjithashtu, ka edhe 87 paraqitje me Përfaqësuesen e Holandës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark