×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është anesteziologu i arrestuar për vdekjen e tre vjeçarit në Tiranë

    Insajderi
    05 October 2023 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një anesteziolog në Tiranë është vënë nën hetim pas humbjes së jetës së një 3-vjeçari.

    Prindërit kanë denoncuar mjekun 70-vjeçar Roland Xhaxho, pasi ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar, i cili pas mjekimit ka shfaqur komplikacione. Pas tre ditësh 3-vjeçari ka humbur jetën në spital. Prindërit pretendojnë se arsyeja ka qenë pikërisht mjekimi që ka marrë fëmija te dentisti pasi fëmija ka shfaqur komplikacione menjëherë pas mjekimit.

    Mbi anesteziologun 70-vjeçar Roland Xhaxho rëndon akuza për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.

    Babai i fëmijës 3 vjeçar, Guri Spahiu ka thënë në polici se para tre ditësh ka çuar për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës dhe mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.

    Pasi ka përfunduar ndërhyrjen mjeku dentist i ka kërkuar që djalin ta marrë  nga klinika dhe ta çojë në banesë, duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte. Pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq. Prindërit e shqetësuar kanë marrë kliniken private në telefon por nuk i është përgjigjur njeri. Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, te cilët duke parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në reanimacion. Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthejnë në jete për dy ditë rresht fëmija ka ndërruar jetë në spital.

    Prindërit thonë se djali ka rënë në gjendje kome pas anestezisë. Por priten rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore të autopsisë, për të vërtetuar shkakun e ndarjes nga jeta të fëmijës 3 vjeçar të familjes Spahiu. /top-channel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark