×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është biznesmeni që e la Gjermaninë për ta zbutur papunësinë në Kosovë

    Insajderi
    11 February 2021 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bekim Brestovci, është kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokratike të Kosovës.

    Brestovci nga Lipjani u largua nga Kosova në vitin 1993, pasi ishte përndjekur politikisht.

    Pas kishte shkruar në shtetin gjerman, Brestovci kishte nisur themelimin e bizneseve të tij, të cilat kishin rezultuar të suksesshme.

    Ai tash veprimtarinë prej beznesmeni e ushtron në rrethinën e Aschaffenburgut të Gjermanisë.

    I kyçur në botën e afarizmit në vitin 2004, sot Brestovci ka në posedim gjithësej 11 firma me më shumë se 1000 të punësuar, ku një pjesë e konsiderueshme nga ta janë shqiptarë nga Kosova.

    Bekim Brestovci është një intelektual i njohur e njëherit në Unionin e Bisneseve Shqiptare ushtron detyrën Drejtor Menaxhues i Unionit.

    Ai, në Kosovë është kthyer për të kontribuar në zbutjen e papunësisë.

    Brestovci mban numrin 11 në listën e partisë së Fatmir Limajt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark