Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është në kërkim të një skuadre të re. Por, lojtari shpreson që në ekipin nga Norwich City të shkoj një ofertë prej 10 milionë euro. Shifra prej 10 milionë euro është çmimi i vendosur për lojtarin dardan.
Trajneri i klubit nga Championship, David Wagner përmes një interviste tha se dëshiron ta mbajë lojtarin kosovar në ekip, por kjo nuk varet shumë prej tij.
“Edhe nëse shesim lojtarët, por edhe nëse i mbajmë unë mund të mbijetojë. Por sigurisht që do të isha i lumtur nëse Miloti mbetët në skuadrën time”, u shpreh tekniku i Norwich Cityt.
Kujtojmë që deri tani skuadra e Fenerbahçes ka ofruar 8 milionë euro dhe është ekipi i vetëm me këtë shifër të madhe deri tani.