×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është deputeti i LDK’së që denoncoi në Polici atentatin kundër Abdixhikut dhe të tjerëve

    Insajderi
    18 January 2023 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak më parë në media është raportuar  se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend. Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se kanë ndërmarrur veprimet e nevojshme.

    Një prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si cak i atentatit të mundshëm, e ka deponuar informacionet në një stacion të policisë në Prishtinë.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se deputeti i cili ka raportuar rastin është Armend Zemaj.

    “Njëri nga deputetet, i cili është cak i atentatit të mundshëm, e ku bën pjesë edhe Kryetari Abdixhiku, kanë deponuar krejt informatat që disponojmë në Policinë e Kosovës”, tha burimi i Gazetës Express.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me deputetin Zemaj, por ai deri me tani nuk është përgjigjur.

    Ndërsa deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka konfirmuar planin për atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Në një paraqitje televizive në Debat Plus, Shala ka shtuar se motivi i këtij atentati është politik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark