×
Zgjedhjet 2021

Ky është deputeti me numër 37 i LDK-së, që ia kushtoj një jetë Kosovës

Insajderi
12 February 2021 - 13:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Besart Dreshaj është me prejardhje nga Komuna e Istogut, qyteti në të cilin u rrit dhe u frymëzua presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova. Si askush tjetër, ditë e natë, javë pas jave, muaj pas muajsh, e vit pas viti, Besart Dreshaj ndjek çdo ide, çdo veprim, çdo synim dhe çdo porosi të presidentit Rugova. Në LDK, Dreshaj njihet me emrin Rugovist i paepur. Në shoqëri, ai njihet si LDK-ist i pandalur. Dreshaj përfaqëson mishërimin e vizionit të presidentit Rugova dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky është Besart Dreshaj! Si rezultat i kontributit në shumë fusha dhe lidhjeve të forta me qytetarët nga Istogu dhe nga mbarë Kosova, Besarti është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm i LDK-së. Besart Dreshaj është çdo ditë me qytetarët e Istogut dhe Kosovës, duke dëgjuar hallet dhe pritjet e tyre. Kjo ka bërë që Besarti, të zgjedhet në pozitën e Nënkryetarit të LDK-së në Istog. Ndonëse i ri në moshë, Besarti ka mbi dhjetë vite përvojë profesionale, duke u shquar për sukses në fushën e sektorit privat, ku ka pasur pozita menaxhere në kompani të mëdha. Me aktivizimin e tij të hershëm në strukturat rinore të LDK-së, për durimin, përvojën, angazhimin e guximin e pashoq, atij në dy mandate i janë besuar pozita menaxhere në qeverisje komunale, ku ka shkëlqyer me realizimin e projekteve madhore në këtë komunë. Besarti ka drejtuar edhe strukturat rinore: ka qenë asamblist komunal, ka shërbyer si drejtor dhe shef kabineti në komunë. Besarti është një nga njohësit e rrallë dhe më të shquar të qeverisjes lokale në Kosovë. Në periudhat kur LDK ka udhëhequr me qeveri, në dy mandate të ndryshme, Besart Dreshajt i është kërkuar nga LDK-ja, të kontribuoi në cilësi të këshilltarit politik dhe shefit të Kabinetit të Ministrës, në mandatin e kryetarit Isa Mustafa, si Kryeministër i Qeverisë. Në mandatin e Qeverisë Hoti, nisur nga arritjet dhe projektet e shumta në të mirë të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve, Besartit i është besuar pozita ekzekutive e zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies. Si rrallë kush, nisur nga përvoja e jashtëzakonshme, Besarti di t’i kthej politikat lokale në politika qeveritare. Njëkohësisht në çdo makro politikë, Besarti ka një vizion të qartë se si ndikojnë politikat qendrore në jetën e qytetarëve në komuna. Besarti është kuadri për të cilin ka nevojë Qeveria dhe Kuvendi. Përpos se në aspektin politik dhe qeveritar, Dreshaj shquhet edhe për rezultate të jashtëzakonshme në përfundimin e studimeve diplomike dhe posdiplomike. Besarti ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në Departamentin e Menaxhmentit dhe Informatikës. Në vitin 2019 ka përfunduar edhe studimet postdiplomatike, duke marrë titullin Magjistër i Shkencave Politike dhe i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Nuk është rastësi, hulumtimi i tij posdiplomik. Ky hulumtim ka qenë një analizë e thuktë mbi figurën e presidentit Ibrahim Rugova, në procesin e shtetformimit dhe afirmimit ndërkombëtar. Në diskutimet e tij, në ambientet ku vepron dhe jeton, Besart Dreshaj shoqërohet me simbolet, figurën dhe me porositë e presidentit historik, Dr. Rugova. Ky është Besarti. Duke parë rëndësinë e fushës së menaxhmentit ekzekutiv në qeverisje dhe në LDK, Dreshaj po ndjek studimet edhe në një̈ nivel tjetër Master, në fushën e Menaxhmentit dhe Informatikës. Besart Dreshaj është̈ përfitues i disa bursave prestigjioze dhe programeve të trajnimit për qeverisje, mes tjerash, edhe i bursës prestigjioze nga Fondacioni Gjerman -Konrad Adenauer Stiftung. Porosia e Besartit është e thjeshtë: të angazhohemi për shtetin për të cilin punoi presidenti Rugova;
  1. Zoti ju bekoftë Ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark