×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ky është Dj i njohur kosovar që mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit me Ferrari në Itali

    Insajderi
    01 April 2024 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga aksidenti i rëndë mbrëmë në Itali ka mbetur i vdekur një person i cili po voziste veturën e tipit “Ferrari”. Insajderi ka mësuar se viktima është kosovar dhe vije nga Komuna e Junikut. I ndjeri, ishte Dj i njohur me emrin artistik “Dj Style Q”.

    Bëhet fjalë për Hysni Qestajn, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marrë si pasojë e vet-aksidentit.

    Nga pamjet e publikuara në media, shihet se vetura e të ndjerit ishte kapluar nga flaka.

    Ndërkohë, zyrtarisht ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark