Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti po mendon të zgjedhë Jude Bellingham si ekzekutuesin e ri të penalltive, raporton Diario AS.
Luka Modric humbi një penallti të martën në ndeshjen kundër Union Berlin, me vendësit që shënuan në anën tjetër pak minuta më vonë.
Ndërsa, në fillim të sezonit Rodrygo humbi një penallti kundër Celta Vigos kur Ancelotti donte që Modric ta gjuante atë. Më pas ishte radha e Joselus për të humbur penallti kundër Osasunas.
Ekuipazhi teknik tani po vendos t’i besojë Bellinghamit me përgjegjësinë duke pasur parasysh pjekurinë e tij dhe formën mbresëlënëse këtë sezon, raporton Telegrafi.