×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ky është futbollisti shqiptar që ka qenë në garë për Topin e Artë në mesin e 30 më të mirëve

    Insajderi
    30 November 2021 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për gjeneratat e reja mund të mos jetë emër i njohur, por Sokol Kushta ishte një yll futbolli në shekullin e kaluar.

    Shqiptari që karrierën e filloi të Flamurtari i Shqipërisë, për të kaluar më pas te Partizani, bëri edhe një karrierë të pasur edhe në Greqi.

    Kushta luajti në vendin fqinjë për klube si Iralkis, Apolonia Kalmarias, Olympiakos dhe Ethnikos, e në këtë të fundit edhe u pensionuar më 1 korrik të vitit 1996.

    Por, për të gjithë ata që nuk e kanë ditur, 57-vjeçari është i vetmi shqiptar deri më tani që është nominuar për Topin e Artë, shkruan Telegrafi.

    Në listën prej 30 lojtarëve, format ky që është edhe sot, Kushta ishte në listë me legjenda të njohura të futbollit si, Ruud Gullit, Paulo Future, Emilio Butragueno, Gary Lineker, Marco van Basten e shumë të tjerë.

    Gullit e fitoi Topin e Artë të vitit 198t me 203 pikë, ndërsa Kushta kishte marrë vetëm një pikë, aq sa kishte edhe legjenda e Romës, Rudi Voller.

    Për Shqipërinë, Kushta kishte bërë 31 paraqitje dhe kishte realizuar dhjetë gola, por karriera e tij më e ndritur ishte ajo me klube, derisa kishte shënuar edhe super gola, siç është edhe një perlë ndaj Partizanit të Beogradit.

    Ai po ashtu kishte paraqitje edhe në gara si UEFA Cup me gjashtë gola, në Cup Winners’ Cup, me katër paraqitje dhe formë të lartë kishte në Super League 1 me g60 paraqitje dhe 12 gola,

    Gjatë karrierës së tij, ai kishte arritur t’i bënte 322 paraqitje, ndërsa mbetet deri më sot lojtari i vetëm shqiptar i nominuar për çmimin më të madh individual. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark