Besiktas ka pësuar humbje si mysafir i Adana Demirspor me rezultat 4-2, ku Milot Rashica shënoi gol.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Turqisë, që ishte shtyrë më parë shkaku se këto dy skuadra do të luanin në garat evropiane.
Pasi pjesa e parë u mbyll 2-0 në të mirë të Adana Demirspor, trajneri Senol Gunes vetëm në pjesën e dytë e futi në lojë Milot Rashicën.
🇹🇷 Milot Rashica scores his second goal of the season for Besiktas! 🚀🦅
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) September 27, 2023
Anësori arriti të shënojë një gol shumë të bukur nga jashtë zone për rezultatin 4-2.
Ky ishte goli i dytë i Rashicës në këtë edicion të Superligës së Turqisë./ Telegrafi/