×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është i dyshuari i pestë i arrestuar për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë

    Insajderi
    30 August 2022 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovë ka arritur të arrestojë sot edhe të dyshuarin e pestë të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë. Bëhet fjalë për një 19 vjeçar.

    Sinjali ka raportuar se emri i tij është Shkëlqim Kameri. Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë fotografinë e tij.

    Por si ndodhi përdhunimi i 11 vjeçares nga pesë persona?

    Tmerri i madh i jetës së vajzës 11 vjeçare, nisi në parkun e lagjes Arbëria në Prishtinës, kur dy të mitur nisën përdhunimin e saj të shtunën. Mandej këta të dyshuar thirrën edhe tre djemtë të tjerë njëri prej të cilëve 26 vjeçar, duke e larguar viktimën nga aty për ta përdhunuar edhe në lokacione tjera sipas prokurorisë.

    I dyshuari kryesorë është Ekrem Rexhepi, 26 vjeçar i ngarkuar edhe me tri aktakuza tjera. Vëllai i tij, i mitur dhe tre të tjerë po ashtu të mitur. Njëri edhe pse i identifikuar nuk është kapur ende nga Policia e Kosovës.  

    Sipas prokurorisë pesë personat e kanë përdhunuar të miturën.

    Detajet e prokurorisë tregojnë për tmerrin që përjetoi, 11 vjeçarja pasditen e së shtunës deri në mesnatë kur edhe u gjetë, e rastin e lajmëroi bashkë me nënën e saj në polici.

    Në deklaratën e dhënë në polici, e mitura rrëfen se “përderisa ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

    “Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia hiqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa personi tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”.

    “Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria në dosje.

    Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.

    Kjo ngjarje e tmerrshme dyshohet se nisi në parkun e lagjes Arbëria e më pas në disa lokacione tjera.

    Sipas Prokurorisë, 26 vjeçari Ekrem Rexhepi, kishte arritur në park me veturën pickup.

    “I pandehuri ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij i mitur. Pastaj i pandehuri ka shkuar me (veturë) “PickUp” te parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh. S. dhe G. J., dhe të dëmtuarën”.

    “Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe Xh. S. ndërsa i pandehuri së bashku me G. J. dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E. R. ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, thuhet më tej në dosjen e Prokurorisë.

    Ndaj katër të dyshuarave gjykata tanimë ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për secilin veç e veç.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark