×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë

    Insajderi
    16 April 2024 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Pejë. Burri e ka vrarë gruan brenda një banese.

    Insajderi ka mësuar se Personi i dyshuar për vrasjen e gruas së tij është Edmond Lajqi.

    Lajmin për vrasjen e gruas e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

    Ai shtoi se prokurori është në vendin e ngjarjes ndërkohë i dyshuari është dërguar në stacion policor dhe i është konfiskuar arma.

    “Kryeprokurori dhe prokuroret janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur një rast i vrasjes në qendër të qytetit në një banesë. Dyshohet se bashkëshorti ka vrarë gruan e tij. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia dhe i është konfiskuar arma. Jemi duke pritur Institutin e Mjekësisë Ligjore që ta tërheq trupin”, ka thënë Nikçi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark