×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i riu nga Lipjani që humbi jetën tragjikisht në Fushë Krujë

    Insajderi
    15 January 2024 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gëzim Rizani nga Lipjani është viktima e aksidentit të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e së hënës në aksin rrugor Fushë Krujë-Vlorë, përcjell Insajderi.

    Në këtë aksident të rëndë komunikacioni ishin përfshirë tri vetura, ku fatkeqësisht mbeti i vdekur shoferi i njërës veturë.

    Njoftimin për vdekjen e Gëzim Rizanit e ka bërë Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan duke njoftuar se varrimi do të bëhet të martën në orën 13:00.

    E lusim Allahun ta ketë mëshiru Gëzim Sali Rizanin i cili ndërroi jetë nga një aksident në komunikacion, familjes Rizani Allahu ua lehtësoftë sprovën dhe ju dhashtë durim të vendosur. Varrimi bëhet më 16.01.2024 (e marte) në ora 13:00 në varrezat e fshatit Krojmirë”, thuhet në njoftim./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark