×
Zgjedhjet 2021

Ky është kandidati për deputet që nuk e kishte përdorur veturën zyrtare për fushatë elektorale

Insajderi
12 February 2021 - 14:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu , synon të sigurojë një vend në Kuvendin e Kosovës.

Kadriu gjatë fushatës si kandidat për kryetar të Gjilanit, kishte bërë një gjest që rrallë politikanët e Kosovës e praktikojnë. Ai kishte dorëzuar veturën zyrtare .

Kadriu kishte deklaruar se “fushatën elektorale si zakonisht e bëj me veturën time private”.

“Është në traditën time familjare dhe në karakterin tim që mos ta keqpërdori të mirën publike. Inkurajoj të gjithë zyrtarët qeveritarë, ta bëjnë një gjë të tillë”.

Kadriu gjatë zhvillimit të fushatës elektorale për deputet , ka treguar edhe  disa nga arsyet se pse duhet të jetë përfaqësues në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e tetë.

Kadriu kishte njoftuar se Komuna e Gjilanit do të furnizohet përfundimisht me ujë 24 orë.

‘Sot, në cilësinë e koordinatorit nga ministria Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), zhvillova një takim virtual me përfaqësues të Bankës Botërore ku diskutuam hapat dhe formën e aktiviteteve që duhet ndjekur për implementimin e kredisë në vlerë prej 25 milionë euro”, ka njoftuar Kadriu.

Kadriu, i cili vjen nga rajoni i Gjilanit dhe në zgjedhjet parlamentare që mbahen me 14 shkurt, mban numrin 23, ka thënë se Anamorava është përcaktuar për Forcën e Kosovës.

Arsyet pse regjioni i Anamoravës është në mbështetje të kandidaturës së Haradinajt për president të vendit, sipas Kadriut është dëshmia e investimeve të tij si kryeministër.

Kadriu mban numrin 23 në listën zgjedhore të AAK-spër përfaqësim dinjitoz.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark