×
  • Sport
  • Sport

    Ky është klubi që i bëri Mourinhos “ofertën më të çmendur në historinë e futbollit”

    Insajderi
    01 October 2023 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zbulohet klubi që i bëri Mourinhos “ofertën më të çmendur në historinë e futbollit” – ai e refuzoi për të qëndruar te Roma.

    Jose Mourinho ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Romën, ndërsa në konferencën për shtyp para ndeshjes me Frosinonen ai sërish tha se refuzoi një ofertë të madhe për të qëndruar në Itali.

    Ai u pyet nëse do të nënshkruante një kontratë të re me Romën, edhe pse sezonin e ka nisur shumë keq.

    “Nuk më pëlqen të flas hipotetikisht. Nuk mund të përgjigjem nëse nuk ka ndodhur. Por tre muaj më parë isha afër të largohesha dhe shihet si një tragjedi”.

    “U thashë lojtarëve dhe tifozëve se do të qëndroj dhe ia dhashë fjalën presidentit të Romës. Gjatë verës mora ofertën më të madhe, më të çmendur që ka pasur një trajner në historinë e futbollit. E refuzova sepse u dhashë fjalën lojtarëve, Friedkinit dhe tifozëve”, deklaroi Mourinho.

    Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano zbuloi se oferta ka ardhur nga Al Hilal i Arabisë Saudite me vlerë prej 30 milionë euro në vit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark