×
  • Sport
  • Sport

    Ky është kushti i rrëmbyesve për ta liruar babain e Luis Diaz

    Insajderi
    06 November 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të lehtësuar lirimin e babait të Luis Diaz, rrëmbyesit kërkojnë garanci sigurie nga qeveria kolumbiane.

    Nëntë ditë më parë, organizata guerile e majtë ELN në Kolumbi rrëmbeu babanë e Luis Diaz. Kjo organizatë ka vazhduar të ndjekë negociatat e paqes me qeverinë kolumbiane dhe ka premtuar të lirojë babanë e lojtarit të Liverpool-it , por ata ende nuk e kanë bërë këtë.

    Në një deklaratë të lëshuar nën nënshkrimin e komandantit Jose Manuel Martinez Quiroz, një nga drejtuesit e grupit, grupi gueril kërkoi pezullimin e operacioneve të sigurisë për të parandaluar çdo vonesë të mëtejshme, por ata gjithashtu u zotuan të respektojnë fjalën e tyre për lirimin e viktimës.

    “Më 2 nëntor, ne informuam vendin për vendimin për lirimin e z. Luis Manuel Díaz, babai i lojtarit Luis Díaz. Që nga ajo datë, ne filluam procesin për ta realizuar këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Po bëjmë përpjekje për të shmangur incidentet me forcat qeveritare”, thuhet në deklaratë.

    “Zona është ende e militarizuar, ata po kryejnë fluturime, zbarkojnë trupa, transmetojnë dhe ofrojnë shpërblime si pjesë e një operacioni intensiv kërkimi. Kjo situatë nuk po lejon ekzekutimin e planit të lirimit shpejt dhe në mënyrë të sigurtë, ku ndodhet z. Luis Manuel Díaz.

    “Nëse operacionet vazhdojnë në zonë, do të vonojnë lirimin dhe do të rrisin rreziqet. Ne e kuptojmë ankthin e familjes Díaz Marulanda, të cilës i themi se do ta mbajmë fjalën për ta liruar në mënyrë të njëanshme, sapo të kemi garanci sigurie. për zhvillimin e operacionit çlirimtar”, thuhet më tutje në njoftimin e kësaj organizate.

    Diaz bëri një apel për lirimin e babait të tij pas barazimit të Liverpoolit me Lutonin 1-1 në Premier Ligë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark