×
  • Sport
  • Sport

    Ky është mesfushori më i mirë në botë sipas Luis Figo-s

    Insajderi
    17 September 2023 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Portugezi Luis Figo ka lavdëruar mikun e tij Luka Modriq.

    Ish-lojtari i Realit, Barcelonës dhe Interit ka marrë pjesë në një ndeshje bamirësie në Slloveni, ndërsa pas ndeshjes ka folur për futbollistin kroat të Real Madridit. Figo është i kënaqur me Modriçin, i cili në moshën 39-vjeçare ende luan në një nivel të lartë:

    “Luka Modrić është një shok i mirë. Unë kam vetëm fjalë lavdërimi për të, jo vetëm si profesionist por edhe si person. Është e mahnitshme ajo që ai bën në moshën e tij, talentin që tregon vazhdimisht. Jam i kënaqur, ai është i lumtur. sepse po bën atë që do dhe shpresoj që të vazhdojë kështu”, tha portugez dhe përfundoi:

    “Në pozicionet e tyre, Luka Modrić dhe Cristiano Ronaldo janë më të mirët në botë. Ata shkruan historinë dhe ende po e shkruajnë atë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.”

    Figo luajti 245 ndeshje për Real Madridin dhe shënoi 57 gola me 93 asistime. Në La Liga, ai shënoi 67 gola dhe bëri 104 asistime në gjithsej 336 ndeshje, dhe shënoi 32 gola në 127 paraqitje për Portugalinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark