×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është mobilshopi në Pejë që sot u bastis nga shteti, të cilit ia konfiskoi edhe disa telefona

    Insajderi
    17 March 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mobilshop Maka në Pejë ka qenë sot cak i Policisë dhe Doganës së Kosovës. Kështu ka mësuar Gazeta Insajderi përmes burimeve të saja.

    Lajmin se këto dy institucione të shtetit kanë zbarkuar në dyqanin që merret me shitjen e telefonave e ka konfirmuar edhe pronari i Maka.

    “Kontrolle, me urdhër të Prokurorisë – s’po e dimë as ne bash saktë, por diçka na treguan”, ka thënë për Gazetën Insajderi personi që është prezantuar si shefi i mobilshop Maka, i sipas sipas faqes së Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve del të jetë, Gramoz Sadiku.

    “Janë konfiskuar disa telefona”, ka thënë tutje ai, pa saktësuar së të tillë tashmë janë në dorë të shtetit.

    Ndryshe, sot gjatë ditës Policia e Kosovës së bashku me Doganën, kanë kryer një aksion në disa nga mobilshopet në Pejë

    Gazeta Insajderi merr vesh se në këtë bastisje janë konfiskuar afro 40 telefona që dyshohet se janë kontrabanduar.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe drejtorin e Doganës, Agron Llugaliu, për të marrë detaje shtesë mbi aksioni, por i njëjti përveç se konfirmoi se Policia ka kërkuar bashkëpunimin e tyre, nuk dha ndonjë informacion tjetër./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark