Kombëtarja shqiptare e futbollit të dielën mbrëma fitoi kundër Polonisë, në një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugën drejt Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Kuqezinjtë triumfuan me rezultat të pastër 2:0 kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Sulmuesi nga qyteti i Gjilanit, Mirlind Daku shënoi golin e dytë për kuqezinjtë me t’u inkuadrua në lojë, njëherit goli i parë me fanellën e Shqipërisë.
Dakun e përgëzoi pas ndeshjes edhe portieri i Juventus, Wojciech Szczesny.
Ky i fundit iu afrua sulmuesit shqiptar duke pritur në radhë për ta përgëzuar për golin dhe fitoren.