×
  • Sport
  • Sport

    Ky është momenti kur portieri i Juventus, Szczesny pret në radhë për ta uruar Dakun për golin dhe fitoren e Shqipërisë

    Insajderi
    11 September 2023 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja shqiptare e futbollit të dielën mbrëma fitoi kundër Polonisë, në një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugën drejt Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

    Kuqezinjtë triumfuan me rezultat të pastër 2:0 kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

    Sulmuesi nga qyteti i Gjilanit, Mirlind Daku shënoi golin e dytë për kuqezinjtë me t’u inkuadrua në lojë, njëherit goli i parë me fanellën e Shqipërisë.

    Dakun e përgëzoi pas ndeshjes edhe portieri i Juventus, Wojciech Szczesny.

    Ky i fundit iu afrua sulmuesit shqiptar duke pritur në radhë për ta përgëzuar për golin dhe fitoren.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark