×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi / Ballina 5

    Ky është numri i fëmijëve të braktisur në Kosovë përgjatë 1 viti

    Insajderi
    03 January 2023 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vebi Mujku, drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë ka folur për fenomenin e braktisjes së fëmijëve.

    Mujku në intervistë për Insajderi ka konfirmuar se numri i fëmijëve të braktisur ka pësuar rënie drastike.
    Gjatë bisedës ai ka treguar se si në të kaluarën ky numër ka qenë shumë më i lartë.

    “Numri i fëmijëve të braktisur është në rënie drastike, kemi numër jashtëzakonisht të vogël. Kjo ka ndiku në emancipimin e femrës, trajnimeve të ndryshme, sensibilizim, përdorimin e mjeteve mbrojtëse dhe nuk kemi më shtatëzani të pa dëshiruara qysh ka qenë në fillim. Dhe nëse kemi fol për vitet 1999-2000-2010 kur kemi pas 70-80 raste të fëmijëve të braktisur në nivel vendi tash e disa vite ne i kemi 12-13-14”, potencoi ai për Insajderin.

    Drejtori tregoi me shifra se sa raste kanë pasur në total gjatë 2022-ës.

    “Ne si Prishtinë p.sh gjatë këtij viti e kemi vetëm një rast i cili është i braktisur. Kemi pasur 3-4 raste por kemi arrite të bëjmë bashkim familjar dhe vetëm një fëmijë ka mbetur i cili është i gatshëm për adoptim”, ka deklaruar Mujku.

    Dhe për këtë shkak, ai tha se është rritur kohëzgjatja për marrjen e fëmijëve për adoptim.

    Ai ka përmendur edhe rastin e fëmijëve të braktisur të cilët janë më aftësi të kufizuara.

    “Kemi problem tek pjesa e adoptim tek fëmijët me aftësi të kufizume. Arrinë moshën 18 vjeçare madhore për shkak se nuk gjendet familja për adoptim”.

    Gjatë intervistë, Mujku ka folur edhe për ngjarjet të cilat mbuluan si qendër përgjatë vitit 2022, rastin e dhunimit të 11 vjecares, për numrin e familjeve me skemë sociale, për shtesat e ndara nga qeveria, për procedurat e adoptimit e tema të tjera…

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark