×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është personi i afërt i “Kobrës” që u arrestua sot [foto]

    Insajderi
    03 January 2023 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 4:00 të mëngjesit ka gjetur vdekjen një 31-vjeçar dhe një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri, në një lokal në Prizren. Deri tek vrasje dyshohet se erdhi si pasojë e një fature prej 400 eurosh.

    Gazeta Insajderi ka siguruar nga burimet e Prokurorisë, emrat e pesë personave të tjerë që janë arrestuar sot për vrasjen në Prizren.

    Kujtim Gashi, Jesmir Badallaj, Burim Mazreku, Enver Amrllahi, Arben Vezaj janë njerëzit e afërt të Diban Hoxhajt, të cilët u ndaluan sot nga Policia e Kosovës, pasi dyshohen për pjesëmarrjen në rrahje gjatë një konflikti në lokalin e natës “Kobra City”.

    Gazeta Insajderi ka arritur të zbulojë fotografinë e Enver Amrllahit, e cila është më poshtë:

    Enver Amrllahi

    Lexo edhe:

    Si ndodhi vrasja

    Sot në orët e para të mëngjesit, nga të shtënat me armë zjarri ka vdekur një 31-vjeçar dhe një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri, në një lokal në Prizren.

    Dyshohet se biznesmeni Dibran Hoxhaj, ka qëlluar me armë zjarri drejt tre të rinjve nga Kukësi, teksa ata ishin duke u larguar me makinë nga lokali.

    Plumbat kanë prekur dy prej të rinjve, ndërsa i kanë marrë jetën Visart Cengut dhe kanë plagosur Rufgen Shehun.

    Visart Cengu është 31 vjeçari që ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kukësit. Ndërsa Rufgen Shehu sipas policisë ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

    Shoku i tyre, Arben Basha ka deklaruar në polici se ndaj tyre ka qëlluar Dibran Hoxhaj në momentet që ata po largoheshin me automjet nga lokali.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se pronari i lokalit Kobra City, Dibran Hoxhaj është arrestuar, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.

    Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën Insajderi se së bashku me Hoxhën në stacionin policor janë shoqëruara edhe pesë persona të tjerë./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark