×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ky është personi që vdiq pasi u godit dje nga një veturë në Prishtinë

    Insajderi
    17 February 2024 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Personi që është goditur nga vetura në Prishtinë, ka ndërruar jetë.

    Viktima pas goditjes ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor, por i njëjti nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

    Familjarët e viktimës kanë njoftuar për vdekjen e tij.

    Lidhur me rastin policia ka dhënë detaje në raportin 24 orësh.

    Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë / 16.02.2024-12:03. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku më pas ka ndërruar jetë pasi që i njëjti dyshohet se është goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga  dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  Rasti vazhdon të hetohet.   

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark