×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është Polici i Kosovës që u plagos mbrëmë në Veri (EMRI/FOTO)

    Insajderi
    09 December 2022 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sulm me armë zjarri ka ndodhur dje rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit, ku la të plagosur një pjesëtarët të policisë së Kosovës.

    Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve se polici i plagosur është Ekrem Neziri, nga komuna e Ferizajt.

    Polici 40 vjeçar derisa sa ishte në krye të detyrës u plagos nga arma e zjarri të banditëve serbë në Zveçan. 

    Gazetën Insajder ka kontaktuar edhe drejtoreshën e Spitalit në Mitrovicës, Luljea Zhubi, e cila tha se nuk i është larguar plumbi nga shpatulla në Spitalin e Mitrovicës.

    “Po bëhet fjalë për një polic nga rajoni i Ferizajt, është 40 vjeçar. Po është e vërtetë që plumbin nuk i është larguar në Spitalin e Mitrovicës andaj është përcjellur për në Prishtinë”, ka thënë Zhubi për Insajderin teksa theksoi se ishte jashtë rrezikut për jetë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark