×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është punëtori që vdiq dje pasi ra nga skelet në vendin e punës

    Insajderi
    09 April 2023 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme (e shtunë) një 45-vjeçar ka vdekur në Spitalin e Gjilanit, pasi kishte rënë nga skelet në vendin e punës në Koretin të Kamenicës.

    Familjarë të viktimës kanë treguar për Insajderin se punëtori që ndërroi jetë ishte Kujtim Ibriqi nga Komorani i Komunës së Drenasit.

    Për vdekjen e Kujtim Ibriqit ka shprehu ngushëllime edhe Komuna e Drenasit përmes një postimi në Facebook.

    Jam thellësisht i prekur nga lajmi i kobshëm që mora për ndarjen tragjike të Kujtimit, i cili devotshëm ishte duke punuar për të fituar bukën e gojës për familje, Zoti e mëshiroftë të ndjerin, familjes ngushëllimet më të sinqerta“, ka thënë kryetari Ramiz Lladrovci.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai tha se viktima ishte rrëzuar nga skelet gjatë punimeve në një vend-punishte në fshatin Koretin të Kamenicës.

    Me datën 08.04.2023 rreth orës 13:10 stacioni policor në Kamenicë, është njoftuar se në qendra emergjente të spitalit rajonal të Gjilanit është një person mashkull kosovar (viti i lindjes 1978) pa shenja jete”, ka thënë Hashani./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark