×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ky është “qyteti fantazmë” në Ukrainë, aty ku asnjë objekt nuk ka mbetur pa u shkatërruar

    Insajderi
    18 January 2023 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në rrjetet sociale është publikuar videoja e realizuar nga helikopteri, mbi qytetin ukrainas Marinka në lindje të vendit.

    Fjala është për qytetin që prej kohësh zhvillohen luftime të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve, që po ndihmohen nga grupet separatiste pro-ruse në Donetsk.

    Sky News ka konfirmuar se pamjet janë realizuar në Marinka, por thotë se nuk mund të tregojnë saktë se kur është realizuar.

    Megjithatë besohet se është filmuar më 15 janar, ku shihet se në këtë qytet nuk ka mbetur as edhe një shtëpi apo ndërtesë që nuk është shkatërruar nga granatimet e vazhdueshme.

    Marinka është shndërruar në “qytet fantazmë”, ku brenda tij nuk shihet duke lëvizur asgjë dhe gjithçka që mund të shihet janë vetëm rrënoja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark