×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ky është rezultati i procesit të votimit për po kundër largimit të kryetarëve nga 4 komunat veriore

    Insajderi
    22 April 2024 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në katër komunat në veri, dje është votuar për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, shkruan Insajderi.

    Sot janë bërë të ditura rezultat e këtij procesi. Në Leposaviq 6 qytetarë kanë votuar për largimin e Lulzim Hetemit dhe 129 tjerë kanë votuar jo.

    Në Zubin Potok, për Izmir Zeqirin asnjë votë ska qenë kundër largimit, ndërkohë 18 kanë votuar për jo.

    Në Zveçan, figuron vetëm një votë pro që Ilir Peci të vazhdojë të jetë kryetar i kësaj komune.

    Ndërsa për Mitrovicën e Veriut, 12 vota kanë qenë pro largimit të Erden Atiqin ndërsa 99 jo.

    Detaje për Insajderin ka dhënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Në këto rezultate përfundimtare mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill.

    Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga Votimi me Kusht dhe votat nga Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta.

    Në raportimet nga dita e votimit, KQZ zakonisht i referohet vetëm statistikave nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihet Votimi me Kusht dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark