Agim Zeka ka shënuar golin e parë me fanellën e FC Prishtinës edhe pse në ndeshje miqësore. Zeka është adaptuar mjaftë mirë në skuadrën kampione pas transferimit tij nga FC Drita gjatë këtij muaji, shkruan Insporti.com.
Zeka e shënoi një gol mjaftë të bukur në humbjen e Prishtinës 1:2 nga skuadra polake, Gornik. Kjo ndeshje ishte e karakterit miqësor e cila është zhvilluar në Antalya të Turqisë, aty ku skuadra bardh e kaltër po e zhvillon fazën përgatitore për pjesën e dytë të kampionatit të Kosovës në futboll.
Mesfushori shqiptar e nisi ndeshjen si titullar dhe gjurmën e tij në këtë ndeshje e la në minutën e 85-të.
Ai mori topin nga mefusha dhe duke dribluar për mrekulli dy futbollistë për ta plasuar goditjen e tij me këmbën e majtë, goditje e cila përfundoi në portën e portierit polak.
Reprezentuesi shqiptar, 23-vjeçar, këtë vit është kthyer në elitën e futbollit të Kosovës pas një periudhe me klubin e famshëm francez, Lille.
Zeka nuk gjeti hapësira në skuadrën e Dritës dhe tani me fanellën e Prishtinës duket se do të tregojë vlerat e tij. /Insporti.com/