Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr ka bërë një tatuazh të mrekullueshëm në shpinë që ka bërë bujë.
Ganga, artisti Murcian, i cili ka bërë tatuazhe mes yjeve të tjerë ndërkombëtarë, LeBron James, Alcaraz apo Drake, tashmë ka lënë vulën e tij tek Vinicius Jr, i cili donte të mbushte shpinën me legjendat e sportit si Kobe Bryant, Pele, Michael Jordan apo Muhammad Ali.
Përveç këtyre imazheve spektakolare, është shkruar fjala ‘Mentalitet’ ose simbolika ‘Jetët e zezakëve kanë rëndësi’.
Vetë Ganga është ai që tregoi rezultatin në rrjetet e tij sociale dhe e bëri këtë me një mesazh.
“Ishte e mrekullueshme të mbyllja 2023-ën me këtë tatuazh të pabesueshëm të plotë të shpinës, të bërë në 8 orë për vëllain tim Vinicius, gjithmonë me ekipin tim”, ka shkruar Ganga.
Tatuazhi ngre dy pyetje për përdoruesit në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
E para është, kush është njeriu që shfaqet lartë në të majtë duke buzëqeshur me syze dielli dhe, e dyta, pse Michael Jordan gjuan majtas kur ishte djathtak.
Vinicius Jr.’s new back tattoo ✍️ pic.twitter.com/5dHIbyWOsn
— Madrid Zone (@theMadridZone) December 29, 2023