Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e tij të 54-të për vitin 2023 në sfidën ndaj Al-Taawoun, duke e cementuar vendin e tij si top golashënuesi më i mirë në botë për këtë vit kalendarik.
Ylli portugez e përfundoi vitin 2023 si golashënuesi më i mirë në botë për klubin dhe kombëtaren, duke lënë mbrapa vetes emra si Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, pasi shënoi golin e 54-të në fitoren e thellë të Al-Nassr me rezultat 4-1 ndaj Al-Taawoun.
Mbappe dhe Kane kanë shënuar secili nga 52 gola për klubin dhe kombëtaren, ndërsa Haaland e ka përfunduar vitin me 50 gola në total, raporton telegrafi.
38-vjeçari gjithashtu po kryeson listën e golashënuesve më të mirë në Ligën Saudite pasi ka shënuar 20 gola në 19 paraqitje. Ai ka dhuruar edhe nëntë asistime gjithashtu.
Al-Nassr momentalisht e gjejnë veten në pozitën e dytë në tabelë, shtatë pikë mbrapa liderit Al-Hilal.