Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të ketë tifozë kroatë, shkruan media kroate “Gol Nogomet”.
“Dinamos do të luajnë kundër Ballkanit në xhiron e dytë të Conference League, por mikpritësi bëri një gjest të bukur.
Përkatësisht, ata i dhuruan bileta falas minoritetit kroat në fshatin Janjevë të Kosovës për ndeshjen e sotme, kështu që të kaltrit do të kenë tifozë.
Dinamo u ndëshkua nga UEFA duke i ndaluar BBB-së të vizitojë të gjitha ndeshjet evropiane për shkak të trazirave në Athinë, vetë të kaltrit iu lutën tifozëve me një deklaratë që të mos udhëtonin në Kosovë, por mikpritësi u kujdes që mysafirët të mos ishin krejtësisht pa mbështetje.
Ndeshja ndërmjet Dinamos dhe Ballkanit në kuadër të xhiros së dytë do të luhet sot nga ora 18:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë”, njofton media kroate.