Në mesjavë zhvillohet xhiro e 16-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Nga FFK-ja janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë duelet interesante të kësaj jave.
Kryendeshja e kësaj jave zhvillohet të enjten në mes të Gjilanit dhe Dritës në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Ndarja e drejtësisë në derbin e madh kosovar i është besuar Mervan Bejtullahut, me asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani. Në VAR do të jetëm Burim Jahmurataj.