Wanda Nara ishte në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale, por edhe të mediave elektronike në ditët e fundit.
Bashkëshortja e futbollistit Mauro Icardi u pa duke bërë skena të nxehta në diskotekë me një person të panjohur.
Madje, ky i fundit e afroi fytyrën e tij tek gjoksi i bukuroshes argjentinase dhe ia puthi atë.
Dhe, të gjithë ishin kureshtarë ta dinin se kush në fakt ishte ky person misterioz, i cili u tregua aq i afërt fizikisht me ish-bashkëshorten e futbollistit Maxi Lopez.
Wanda ishte në festë së bashku me motrën e saj, Zaira, vajzat e saj dhe me mikun e saj, Kennys Palacios, me të cilët kanë kërcyer, kanë pirë dhe kanë bërë skena kontroverse.
Në harkun e pak minutave, video e nxehtë e Wandas u shpërnda me miliona herë në rrjetet sociale.
Por, kush në të vërtetë ishte personi i panjohur që për një moment u bë aq i famshëm?
Bëhet fjalë për Eddie Rodriguez, asistent i motrës së Wandas, Zaira.
Në profilin e tij në Instagram, Eddie e përshkruan veten si floktar.
Nuk dihet nëse atë natë kishte diçka shumë në mes të Wandas dhe tij.
E sa i përket Mauro Icardit, i cili luajti me PSG-në në Japoni dy ditë më parë, ish-sulmuesi i Sampdorias dhe i Interit nuk ka thënë ende asgjë rreth kësaj çështjeje.
As Wanda Nara nuk e ka bërë ndonjë postim sqarues për atë që ndodhi në Ibiza të Spanjës.