Sot po zhvillohet eventi i boksit në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku Robin Haxhi Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi luftojnë për titullin WBC Silver në pesha gjysmë të rënda në meçin kryesor të mbrëmjes.
Në sfidën e pestë të mbrëmjes, në mes Bernandin Jakajt dhe Marcos Nicolas Karalitzky, boksieri nga Gjakova ka triumfuar pas votave të jurisë.
I befasuar pas vendimit të jurisë, ishte boksieri nga argjentina, Nicolas Karalitzky, i cili asesi nuk mund ta pranonte humbjen.