Kampioni i Kosovës, Ballkani, kërkon të rishkruajë historinë në futbollin evropian, duke kërkuar kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës, në ndeshjen kthyese ndaj BATE Borisov.
Për shkak të sanksioneve evropiane për bjellorusët ndeshja do të zhvillohet në Hungari, në “Varosi Stadion” me fillim nga ora 20:00.
Ekipi i Ilir Dajës ka fituar ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat të thellë 4-1 dhe synon ta konfirmoj këtë fitore për të siguruar kualifikimin.
Kjo ndeshje do të transmetohet përmes platformës “Digitalb” në SuperSport 2.