×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi / Insajderi

    Ky klub i del kundër Agim Ademit, ia përmend shkeljet e shumta

    Insajderi
    24 January 2023 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, klubi i FC Dritës ka publikuar disa shkelje që sipas tyre i ka bërë kreu i FFK-së Agim Ademi.

    Aksionarët e klubit të Dritës, Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku numëruan shkeljet e shumta që ka bërë i pari i FFK-së në Draft – Status.

    Duam që përmes kësaj komunikate të njoftoj gjithë komunitetin futbolldashës se ky proces ka shkelje serioze të procedurave Statutare dhe ligjore të cila janë evidentuar nga juristët e klubit tonë andaj ju ftoj që të jeni të vetëdijshëm se çka do të votoni” – shkruhet në komunikatën e tyre.

    Ata paraqiten disa nga shkeljet që janë evidentuar nga një jurist i fushës.

    1. Nuk ka vendim për themelimin e Komisionit për hartimin e Draft Statuti komfor Ligji të Sporti neni 30.1(Federatat e sportit, janë të detyruara t’i publikojnë vendimet e tyre) , vendimi nuk është i publikuar në web faqen e FFK-së dhe delegate e Kuvendit nuk janë të njoftuar për themelimin dhe përbërjen e këtij Komisionit.

    2. Draft Statuti është në kundërshtim të plotë me Statutin Aktual neni 29.6 (Propozimi për amandamentim të Statutit duhet të bëhet nga anëtarët e FFK-së e mbështetur nga së paku 20 delegatë të Kuvendit të FFK-së dhe duhet të parashtrohet në afatin e paraparë kohor (20 ditë para mbajtjes së Kuvendit) dhe neni 62.

    3. Draft Statuti i propozuar nga FFK na është dorëzuar me është 17.01.2023 10 ditë para Kuvendit që është në kundërshtim me nenin 29.6 dhe neni 62 Ndryshimi i Statutit.

    Tutje, klubi i Dritës ka ftuar edhe klubet e tjera të Superligës që të konsultohen me jurist dhe të japin vërejtjet e tyre rreth draft statutit dhe të respektojmë çdo rekomandim të MKRS-së.

    Ndryshe, ditën e sotme Gazeta Insajderi ka raportuar se një seri bonusesh të majme janë shpërndarë për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

    Insajderi ka siguruar transaksionet për të cilat merr vesh që po i heton edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    Agim Ademi dhe disa nga anëtaret e Komiteti Ekzekutiv kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke krijuar përfitime për vete, ata gjatë vitit 2021/2022 kanë shpenzuar mijëra euro ne emër te pagesave te rregullta mujore dhe ne emër te shpenzimeve, mëditjeve, kompensimeve shtese dhe benificioneve si anëtarë te Komitetit Ekzekutiv te FFK-se, duke ndarë shuma të parave për vetë veten e tyre pa I miratuar ato përfitime nga Kuvendi I FFK-së”, thuhet në dokumentin që e posedon Gazeta Insajderi.

    Në transaksionet e nxjerra nga xhirollogaria e FFK-së, që i ka siguruar gazeta, janë evidentuar këto transaksione në detaje se kush sa mori.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark